Mër, Mar 20, 2024
Banner Top
Banner Top
Një lidhje e shëndetshme duhet t’i ketë këto gjëra!

Shumë martesa përfundojnë në divorc, e një prej arsyeve është që shumë persona vendosin të martohen pa e njohur mirë partnerin.
Përpara se të mendoni ta kurorëzoni dashurinë, ju duhet të kuptoni nëse i përmbushni disa prej gjërave kryesore që i duhen një lidhje.
Një person i matur, kurrë nuk e ndalon tjetrin që të rritet. Ata nuk janë të frikësuar, që të investojnë në vetvete e gjithashtu ta lënë tjetrin ta bëjë të njëjtën gjë. Në një lidhje, partneri duhet që të kuptojë kur e ka gabim dhe ta pranojë këtë gjë.
Të duash dikë, do të thotë të gjendesh për të në momente të mira e më pak të mirë. Pra, partnerët e një lidhje të fortë janë pranë njëri – tjetrit edhe në momentet më të këqija që njëri përjeton.
Një lidhje dashurie për të funksionuar, të dy personat duhet të kuptojnë që kanë përgjegjësi. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë