Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Një infermiere për 20 pacientë me Covid në Klinikën Infektive

Në ditët e fundit kur është rritur numri i pacientëve në Klinikën Infektive, një infermiere është kujdesur për 20 persona të shtrirë.

Kështu ka deklaruar infektologu Dr. Murat Mehmeti, i cili ka thënë se është e pamundur të menaxhohet një situatë e tillë nëse vazhdon fluksi i pacientëve.

“Është e vështirë të thuhet se si të menaxhohet situata. Unë mendoj personalisht se do të duhej të fillohet të mendohet që edhe spitalet rajonale të fillojnë të merren me këta pacientë sepse nëse vazhdon ky trend ne s’do të kemi kapacitete infermierore dhe mjekësore. Kemi mungesë të infermierëve, përderisa një repart ka deri në 20 pacientë dhe mbrëmë, përkatësisht parmbrëmë kemi pas vetëm një infermiere dhe kjo është e pamundur që vetëm një infermiere të menaxhojë të gjithë këta pacientë”, ka deklaruar Mehmeti në klankosova.
Ai ka thënë se është bërë një kërkesa për angazhimin e infermierëve vullnetarë nga klinikat tjera dhe tani kanë filluar të shtohet numri i tyre.

Mjeku ka apeluar tek qytetarët që të mos besojnë në deklaratat se virusi është i rremë sepse ky virus po shkakton sëmundje të rëndë dhe vdekjen e pacientëve dhe deri më tani nuk ka asnjë ilaç që e shëron direkt këtë virus.

Youtube

Arkiva

Kategoritë