Enj, Sht 24, 2020
Banner Top
Banner Top
Një i vdekur në aksident në rrugën Rusinovc-Shalë

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, ka konfirmuar se një person ka vdekur pas aksidentit që ka ndodhur në fshatin Resinoc të komunës së Lipjanit.

Ahmeti tha se viktima nuk ka arritur që ti mbijetoj plagëve, pasi goditi shtyllen prej betoni me veturë.

“Sot rreth orës 15:00, në aksin rrugor Rusinovc – Shalë ka ndodhur një vetaksident trafiku, ku një veturë për shkaqe akoma të pa sqaruara ka humbur kontrollin dhe është përplas me një shtyllë të betonit. Në këtë aksident është lënduar rëndë një person i cili nuk ka arritur të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran. Me hetimin e rrethanave se si ka ardhur deri te ky aksident po merren njësiti i trafikut”.

Arkiva

Kategoritë