Pre, Shk 26, 2021
Banner Top
Banner Top
Një grua me koronavirus në gjendje të rëndë shëndetësore

Një grua është në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e koronavirusit.

Këtë e ka konfirmuar Zëdhënësi i Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili ka njoftuar që në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 43 pacientë.

“Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot me datë 3 prill 2020 janë të hospitalizuar 43 pacientë me Covid-19.
Klinika është në pritje të rezultateve edhe për 11 raste, derisa dje janë testuar dhe kanë rezultuar negativ 7 raste.

Gjendja e 43 pacientëve me Covid -19 është si vijon:

• 36 raste janë në gjendje stabile,
• 6 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Pacientja në kujdesin intensiv, e pranuar më 25.03.2020, vazhdon të jetë në gjendje të rendë dhe është në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë rast të infeksionit brenda-spitalor. Të 4 infermieret e konfirmuara më parë pozitive në Covid-19 janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të hospitalizuara në klinikë, ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi”, njofton Hoti,

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë