Die, Mar 17, 2024
Banner Top
Banner Top
Ngushtimi/bllokimi i arterieve të zemrës

Dr. Gëzim Berisha-Kardiolog

Arteriet koronare janë damar të gjakut që e furnizojnë zemrën me gjak rrjedhimisht me oksigjen dhe materje ushqyese. Sëmundja kryesore e tyre është ngushtimi apo bllokimi total i tyre.

Ngushtimi/bllokimi i arterieve të zemrës shkaktohet nga pllaka aterosklerotike që paraqet një depozit yndyrore.

Bllokimi total shkakton infaktin apo sulmin në zemër.

SIMPTOMAT e ngushtimit/bllokimit të arterieve të zemrës:

Simptoma më e shpeshtë është angina e gjoksit që paraqet një dhimbje gjoksi që kryesisht përshkruhet si shtrënguese, shtypëse, djegëse etj. Dhimbjet mund të jenë kryesisht në gjoks, por mund të reflektojnë edhe kah nofulla, krahu i majtë, shpina apo barku.

Mund të shfaqen në qetësi ose në aktivitet fizik.

Simptome të tjera janë edhe:

? Frymëzënja

? Rrahjet e çrregullta të zemrës

? Rrahjet e shpejta të zemrës

? Lodhje e theksuar trupore,

? Djerësitje trupore,

? Mundim për vjellje etj

FAKTORËT E RISKUT për ngushtim/bllokim të arterieve të zemrës janë të shumtë. Disa nga ta janë të pamodifikueshëm që do të thotë që nuk mund të bëjmë asgjë për ti ndryshuar ata.

Të tillë janë faktori gjenetik (trashëgimia), mosha, gjinia.

Faktorët e tjerë të riskut janë të modifikueshëm, këtu bënë pjesë duhani, mbipesha, yndyrnat e larta në gjak, stresi I tepruar, mungesa e aktivitetit fizik, dieta etjSa në shumë faktor risku të ketë një pacient aq më të larta janë gjasat që ai të sëmuret nga ngushtimi/bllokimi I arterieve koronare.

DIAGNOSTIFIKIMI i këtyre sëmundjeve behët ne saj të realizimit të disa ekzaminimeve mjekësore.

Pas anamnezës, dhe kontrollës së pacientit mund të jenë të nevojshme edhe testet në vijim për diagnostikimin e ngushtimit/bllokimit të arterieve të zemrës: EKG , Ultrazëri i zemrës Ergometria (stress testi fizik) Koronarografia Angio CT e arterieve koronare.

PARANDALIMI. Mund të bëhet kontribut i madhë në parandalimin e tyre duke ndërprerë konsumimin e duahanit, humbjen e peshës, mbajtjen nën kontrollë të sheqerit dhe yndyrnave në gjak, aktivitet fizik i përditshëm, dietë e shëndoshë, reduktimi dhe menagjimi i stresit etj.

Youtube

Arkiva

Kategoritë