Enj, Mar 21, 2024
Banner Top
Banner Top
Ngacmimi në rrjetet sociale, një trend gjithmonë në rritje

Përvec ngacmimit në ambiente shkollore, që është fenomen shumë i përhapur, edhe ngacmimi në rrjetet sociale po ashtu përbën problem serioz në ditët e sotme.

Ky lloj ngacmimi zhvillohen në mënyrë elektronike te personi tjetër. Për shembull kërcënimet e ndryshme në biseda, shpërndarje të fotove të personit në rrjete sociale pa autorizim, të bërit shaka me të etj, hyjnë te ngacmimi në rrjetet sociale.Pra, me pak fjalë, ngacmimi në rrjetet sociale përfshin cdo lloj fyerje, poshtërimi, përcmimi që i bëhet një personi në këto media.

Përhapja e bullizmit kibernetik (ngacmimit në rrjetet sociale) është shumë e madhe, pasi të pothuajse të gjithë sot kanë të pakten një llogari në rrjetet sociale. Kjo dukuri është shumë më e përhapur tek adoleshentet, të cilët supozohet të kalojnë shumë më shumë kohë se të tjerët në internet.

Pasojat e këtij lloj ngacmimi janë të mëdha te viktima. Problemet me vetëbesimin dhe problemet me të bërit gjumë janë vetëm dy prej dëmeve që mund të vijnë nga ngacmimet në rrjetet sociale.
Sipas një shkrimi nga uebsajti Do Something, janë 37 për qind e të rinjëve në mes të moshave 10 deri në 17 vjec që e kanë përjetuar bullizmin në rrjetet sociale, ndërsa 30 për qind e kanë përjetuar më shumë se një herë këtë dukuri.

Youtube

Arkiva

Kategoritë