Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Nëse i shihni këto shenja te fëmiu juaj, janë pasoja të karantinës

Karantina si rrjedhojë e pandemisë, siç edhe u prit, nuk ka ndikuar për të mirë në psiqikën dhe sjelljet te një njeri, pa i llogarit dëmet trupore që kanë ardhur si pasojë e infektimit me coronavirus.

Shumë studime po kryhen për të arritur në përfundime që mund të na ndihmojnë për ta mbajtur nën kontroll këtë gjendje, ende të panjohur për ne, shkruan netdoktori. Një hulumtim i tillë u mbajt në Gjenova të Italisë, nga spitali pediatric Gaslini, brenda periudhës mars-prill. Rezultatet e arritura tani kanë treguar se 65% e fëmijëve nën moshën 6 vjeç dhe rreth 70% e moshave pak më të rritura, kanë treguar ndryshime në sjellje dhe në procesin e gjumit.

Ata nën 6 vjeç kanë shfaqur më shumë nervozizën, frikë, ankth, të qara të pakontrollueshme, vështirësi në gjumë, zgjim natën, etj.

Ndërsa ata më të rritur kanë shfaqur gjithashtu nervozizëm e ndryshime të shpeshta të disponimit, probleme me gjumin, vështirësi gjatë zgjimit nga gjumi, iu është shfaqur ndjenja e ngulfatjes, etj.

Këshillohet përcaktimi i një rutine të re për të vegjëlit, rutinë që duhet t’i përfshijë edhe aktivitetet fizike dhe lojërat.

Youtube

Arkiva

Kategoritë