Pre, Shk 26, 2021
Banner Top
Banner Top
Në shenjë solidarizimi, Qeveria e Kosovës vendos flamurin italian në ndërtesë

Në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës është vendosur flamuri italian në shenjë solidarizimi për situatën në të cilën ndodhet ky shtet tani dhe viktimat atje nga koronavirusi.

Këtë veprim e ka ndërmarrë vetë qeveria e Kosovës pasi u raportua në medie se vetëm këto dy ditë shifrat e të vdekurve në shtetin italian janë afër 400.

“Italia sot feston Ditën e Bashkimit. Në 159- vjetorin e saj, Italia gjendet përballë një armiku me të cilin ajo dhe i gjithë globi do të triumfojë. Qytetarët e Kosovës i janë falënderues përherë shtetit tonë mik dhe gjithsecili prej nesh bashkëndjen me ta”, thuhet në komunikatë për media.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë