Sht, Jan 16, 2021
Banner Top
Banner Top
Në QKUK po trajtohen 282 pacientë me Covid-19 pozitiv

Bazuar në raportin 24 orësh nga klinikat e QKUK-së dhe 7 spitalet e përgjithshme në SHSKUK janë të shtrirë ​ 282 pacientë të konfirmuar pozitiv me Covid-19.

Në QKUK 160 pacientë,​ kurse 122 në spitalet e përgjithshme.

Prej tyre, 103 në Klinikën Infektive, 39 në Pulmologji dhe 17 në njësinë intensive të mjekësisë sportive.

Prej numrit total të pacientëve 122 pacientë janë me oksigjenoterapi në QKUK, kurse 69 në spitalet e përgjithshme.

Në ShSKUK, janë 17 pacientë me Covid-19 në gjendje kritike, 4 prej tyre të intubuar.

Arkiva

Kategoritë