Mër, Nën 25, 2020
Banner Top
Banner Top
Në Qendrën Mjekësore Familjare për 24 orë marrin infuzion rreth 200 qytetarë

Në 10 ditët e fundit në Kosovë ka pasur një rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19.

Përveç rritjes së të infektuarve, në Kosovë ka edhe rritje të numrit të testimeve nga 400 testime siç bëheshin në fillim të pandemisë, tani brenda ditës testohen rreth 1700 qytetarë.

Bujar Gashi, Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë, në një intervistë dhënë portalit Familja jonë, tha se me riorganizimin e formave të ndryshme kemi arritë dhe po arrijme të e menaxhojmë, mirëpo nëse rritet numri i të infektuarve do të jetë sfidë në të ardhmën.

3 Qendra Mjekësore Familjare janë duke punar 24 orë në Prishtinë.

Familja jonë: Çfarë mendoni se ka ndikuar në numrin e rritjeve të rasteve me COVID-19 gjatë këtyre ditëve të fundit?

Bujar Gashi: Rritja e numrit të testimeve nga 400 në 1700, fillimi i vitit të ri shkollor, relaksimi i tepruar gjatë muajit shtator, sa ishim në rënje të numrit të rasteve.

Familja jonë: Sa testime po bëhen në Prishtinë gjatë ditëve të fundit?

Bujar Gashi: Nga 500 deri në 700.

Familja jonë: Cilat shkaqe i konsideroni që na kanë sjellë deri në këtë situatë?

Bujar Gashi: Pakujdesia individuale dhe kolektive dhe shkaqet e më siperme.

Familja jonë: Sa punëtorë shëndetësor janë infektuar me COVID-19 deri tani?

Bujar Gashi: 59 punëtorë shëndetësor.

Familja jonë: Cili është kapaciteti i Qendrave Mjekësore Familjare?

Bujar Gashi: Me riorganizimin të formave të ndryshme kemi arritë dhe po arrijmë të menaxhojmë, nëse rritet numri i punonjësve të infektuar do të jetë sfidë në të ardhmën.

Familja jonë: A ka ndonjë Qendër Mjekësore Familjare e cila trajton pacientat vetëm me COVID-19?

Bujar Gashi: Po, QMF-7 Kalabri Emshir ku marrin shërbime-infuzione rreth 200 qytetarë për 24 orë.

Familja jonë: Sa prej Qendrave po punojnë 24 orë?

Bujar Gashi: 3 Qendra Mjekësore Familjare.

Familja jonë: Cila mosha kanë qenë më të prekura me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë?

Bujar Gashi: Grup mosha 24-35 dhe 34-45.

Familja jonë: Duke u bazuar në raportime, sa po konsiderohen të besueshme testet serologjike?

Bujar Gashi: Testet serologjike kanë një besueshmëri prej 97%. /Familjajonë/

Arkiva

Kategoritë