Mar, Tet 20, 2020
Banner Top
Banner Top
Në ORL përurohet aparatura endoskopike për ndërhyrje në sinus, në vlerë 100 mijë euro

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, Basri Sejdiu, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës(SHSKUK), të shoqëruar nga drejtori i Klinikës së Otorinolaringologjisë (ORL) dr. Hajdin Thaçi dhe stafi mjekësor, kanë përuruar pajisjen endoskopike për ndërhyrje kirurgjike në sinus, e njohur si FESS (Functional Endoscopy Sinus Surgery) e cila është blerë 100 mijë euro.

Me këtë rast, Ministri Ismaili,theksoi se kjo aparaturë ka vlerë 100 euro, të cilën Klinika e ORL-së nuk e ka pasur më parë, dhe tani trajtimi i problemeve të hundëve dhe sinuseve do të mund të bëhet në QKUK, pa shpenzuar nga 2 mijë euro në spitale private.
Ai tutje deklaroi se kjo pajisje ka qenë e nevojshme për stafin dhe pacientët, kurse blerja është mundësuar nga fondet që është arritur të ndalen blerjet me çmimet abuzive të barnave.
“Jam i lumtur që këtij personeli që kanë sakrifikuar shumë po i japim mundësi ta kryejnë punën e tyre më të sigurte dhe më me pak telashe, premtoj se sektori i shëndetësisë do të jetë prioritet”, potencoi ai.

Drejtori i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu deklaroi se bashkimi i shumë akterëve ka arritur tek të një qëllim, që pacientët të jenë në qendër dhe të ju ofrohen shërbime sa më moderne, sa më lehta dhe sa më të lira.

“ Të gjithë se bashku si ekip jemi duke bërë përmirësimin dhe modernizm në institucionet tona , institucionet tona publike shëndetësore. Veç ardhja e një aparati modern që mundëson intervenime më të mëdha, me pak trauma me pak prerje dhe fare prerje thuajse. Kjo është gjë shumë e mirë, përfitueset më të mëdhenj pacientët. Klinikën e ORL, do të vazhdojmë të përkrahim si çdo të klinikë tjetër” deklaroi drejtori Sejdiu.

Sipas tij, tani po fillojnë punimet për rinovimin e ambulancave të reja të ORL-së njëkohësisht edhe të Klinikës së ORL-së.

Drejtori i Klinikës së ORL-së , Hajdin Thaçi, tha kjo pajisje do ta lehtësoj punën e personelit shëndetësor.
“Sot Klinika e ORL-së është pajisur me instrumentin më bashkëkohore që quhet FES nga teknologjia e fundit një pajisje e tillë ka munguar dhe kërkesa ka qenë që të bëhemi me këtë pajisje”, tha ai.
Ai tha se kjo klinikë ka vëllim të madh ku 15-25 operacione kryhen gjatë ditës. /Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë