Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Në Kosovë, deri tash 904 të vdekur nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar të shtunën se janë regjistruar edhe 19 raste të vdekjes, duke çuar në 904 numrin e viktimave nga COVID-19 në Kosovë.

Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1,633 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 711 raste pozitive.

“Numri total i rasteve pozitive është 33.588 raste nga 129.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 904 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 721 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 20.493 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.191″, thuhet në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë