Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 44 pacientë

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë që në Klinikën Infektive janë hospitalizuar 44 pacientë.

“Në Klinikën Infektive, sot më 10 prill 2020 janë të hospitalizuar 44 pacientë.

Prej tyre, 40 pacientë janë me Covid 19.

Klinika është në pritje të rezultatave edhe për 4 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit janë liruar 25 raste të cilët janë testuar dhe kanë rezultuar negative për Covid 19.

Gjendja e pacientëve – nga 40 raste të infektuara me Covid 19:

• 33 raste janë në gjendje stabile
• 5 janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv vazhdojnë të jenë në gjendje kritike dy pacientë të cilët janë në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda spitalor, ndërsa nga 5 infermierët e infektuara me Covid 19, njëra është shëruar dhe liruar në shtëpi, ndërsa 4 infermiere të tjera janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Burimi: Klinika Infektive, QKUK”

Youtube

Arkiva

Kategoritë