Mër, Mar 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Në front me pandeminë – Njihuni me heronjtë mantelbardhë në pikën kufitare në Han të Elezit

Që nga fillimi i pandemisë, vendi ynë u mobilizua qysh herët për të marrë masat e duhura për parandalim.

E një nga këto masa ishte edhe vendosja e ekipeve mjekësore nëpër pikat kufitare, ekipe këto që ende vazhdojnë të operojnë.

Në pikën kufitare me Maqedoninë, në Han të Elezit kujdestaron ekipi nga QKMF-ja në Kaçanik me dr. Bujar Prushin dhe infermieren Shyhrete Shehun nga ora 15:00 deri në ora 23:00

Ata kontrollojnë udhëtarë dhe transportues, numri i të cilëve arrin deri 100 brenda 8 orëve.

“Këtu bëjmë mbushjen e formularëve, marrjen e një anamneze të shkurtë rreth gjendjes shëndetësore, matjen e temperaturës, kontakteve të mundshme me persona te dyshimtë, vendqëndrimet në 14 ditët e fundit si dhe të dhëna të sakta personale të qëndrimit në Kosovë”, ka thënë Prushi për portalin Familja Jonë.

Ai ka shtuar se gjithashtu ka raste të cilat dërgohen në vetizolim shtëpiak, në karantinë në Qendrën Studentore në kordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe FSK-në.

“Këtë e bëjmë çdo ditë me kolegët nga Qkmf-të e komunave Kaçanik, Ferizaj, Hani i Elezit dhe ekipe shëndetësore vullnetarë të tjerë”, ka shtuar Prushi./Familja Jonë

Arkiva

Kategoritë