Dje janë arrestuar tre persona nga Policia e Kosovës, për shitjen ilegalisht të miellit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës të dyshuarit kanë shitur miell me çmim të lartë
“Fsh. Carrabreg i Epërm, Deçan 25.03.2020 – 09:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë hasur duke shitur miell në mënyrë ilegale pa biznes të regjistruar dhe me çmim të lartë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunal dhe të ATK-së. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.