Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Ndikimi negativ i rrjeteve sociale në shëndetin mendor

Kur dihet që njerëzit janë të distancuar me njëri-tjetrin për shkak të pandemisë COVID-19, rrjetet sociale po shihen si njëmënyrë e mirë për të qëndruar të lidhur me persona të tjerë.

Amy Morin, një psikologe dhe trajnere e fuqisë mentale, shpjegon se interaktiviteti në mediat sociale, përveç benefiteve, mund të ketë efekt të kundërt në shëndetin tonëmental, përkundër asaj që ne dëshirojmë.

“Ju do ta vëreni se fotot dhe postimet e të tjerëve duke bërë diçka do të ju bëjnë të ndiheni edhe më keq nga ç’jeni momentalisht”, shprehet ajo.

Në qoftë se vërehet herët këto dëme që ju shkaktohen shëndetit tuaj, Morin rekomandon që ta shkurtoni kohën e qëndrimit në rrjete sociale. Sipas saj, më i mirë ështëvetërespekti sesa krahasimi i vetvetes me një foto joreale tëdikujt tjetër.

Kuptohet, një pjesë e njerëzve postojnë foto gjatë karantinës duke treguar trupin e tyre ose gjëra të tjera interesante, ashtu që t’i vënë në pah benefitet nga ky izolim. Por, jo të gjithë e kanë këtë qasje ndaj mediave.

Një pjesë e madhe e njerëzve janë më shumë konsumatorë tëmediave sociale sesa shpërndarës përmbajtjeje në të. Kur e marrim për bazë këtë fakt, një foto e një shokut/shoqes tuaj/suaj që paraqet jetën e tij/saj luksoze mund të ju bëjë tëndiheni keq emocionalisht, financiarisht, shpirtërisht apo edhe në aspektin shoqëror.

Siç u tha edhe më lart, mediat sociale kanë edhe ndikim pozitiv në të qenurit të lidhur me të tjerët duke kometuar, shpërndarë, biseduar etj. Por jo të gjithë e përdorin median sociale për t’u socializuar, disa prej tyre vetëm rrëshqasin nëpërmbajtjet që postojnë të tjerët.

Përveçqë është lehtë e dallueshme nga njerëzit përdorues se kjo mënyrë përdorimi ndikon keq te ta, edhe kërkimet shkencore e kanë bërë të qartë diçka të tillë: përcjellja pasive e jetës së të tjerëve në rrjetet sociale lidhet me depresionin.

Duke u gjendur në këtë katrahurë, zgjidhja e vetme afatgjatëdhe e duhur shihet gjetja e një “kompromisi” me këtë trend. Por si?

Reduktoje kohën në rrjetet sociale

Shkurtimi i kohës së qëndrimit në rrjetet sociale mund të këtëndikim shumë pozitiv në këtë mes dhe të jetë efektive si metode në zvogëlimin e stresit dhe depresionit.

Të larguarit nga shoqëria njerëzit që bëjnë postime që ju mërzisin,  fshehja e përmbajtjes që ata bëjnë, ose “heshtja” e përmbajtjes së tyre po ashtu mund të ju bëjë mirë.

Ndaloni së krahasuari veten me të tjerët

Mos harxhoni energji së krahasuari veten me të tjerët ose me jetën që ata bëjnë. Duhet ditur që jo gjithmonë ajo që njerëzit postojnë në rrjetet sociale është e vërtetë për ta, por edhe nëse është e vërtetë nuk do të thotë se ju keni të drejtë të ndiheni keq. Mbajini sytë drejt shtigjeve tuaja që ju çojnë te suksesi.

Bëhu i mirë me veten

Zëvendësoje kritiken ndaj vetvetes me dashuri për të. Kujtoja vetes se nuk është e mundur të jesh çdo moment të jetës i lumtur. Bëhu i mirë me vetën tënde kur jeni duke kaluar kohë jo të lehta.

Youtube

Arkiva

Kategoritë