Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Ndikimi i ksenoestrogjeneve në organizëm

Shumë prej nesh, mund të mos e mendojnë dyherë kur vëmë grim apo kur paketojmë ushqimin me qese apo në pjata plastike, duke mos ia vënë veshin se çfarë i ndodh organizmit tonë.

Produktet e grimit me përbërje organike janë të shtrenjta, por dëmtimi që ia bëjmë lëkurës me grim të lirë, janë të pariparueshme.

Ushqimi i shëndetshëm me nivel të lartë të vitaminave, në shikim të parë mund të duket i kushtueshëm, por të gjitha bien në ujë, kur flasim për dëmet që vijnë nga kequshqyerja.

Për fat të keq, të gjitha këto gjëra që janë pjesë e përditshmërisë ndikojnë drejtpërdrejtë në mënyrën se si funksionon trupi jonë, pasi të gjitha këto gjëra përmbajnë çrregullime endokrine, të quajtur ksenoestrogjene.

Ksenoestrogjenet, janë një kategori e kimikateve që i përdorim çdo ditë por në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikojnë në funksionimin normal të hormoneve.

Ksenoestrogjen rrjedh nga fjala ‘kseno’ që do të thotë i jashtëm, dhe estrogjen duke iu referuar hormonit femëror, estrogjenit.

Normalisht, sistemi ynë endokrin liron  hormone që i ‘sinjalizojnë’  indet për të kryer funksione të caktuara. Por kur kemi kontakte të përditshme me produkte kimikate, atëherë ato futen në organizëm dhe ‘imitojnë’ punën që kryejnë hormonet, duke i bllokuar dhe shkatërruar hormonet natyrale./FamiljaJone

Youtube

Arkiva

Kategoritë