Sht, Tet 24, 2020
Banner Top
Banner Top
Ndiheni të etur? Ja pse!

Ndonjëherë na ndodh të kemi më shumë etje se zakonisht dhe shqetësohemi se çfarë po ndodh.

Mund të jenë disa zakone të thjeshta ato të cilat ju bëjnë të keni nevojë për më shumë ujë.

Një dietë e lartë me kripë: kripa thith ujin që ndodhet në qeliza dhe e detyron trupit të kërkojë më shumë. Kur qelizat ngelen pa ujë ato i çojë një sinjal trurit dhe rrjedhimisht ju jeni më të etur. Mundohuni të mënjanoni ushqimet me shumë kripë aq sa mundeni.

Aktiviteti fizik: Nëse bëni një aktivitet ndryshe nga përditshmëria, qoftë dhe një ecje, trupi juaj ka nevojë për më shumë ujë se zakonisht. 

Kështu që kurdo që keni një ndryshim nga aktivitetet e përditshme mos harroni pini më shumë ujë.

Dielli: me ardhjen e verës në qëndrojmë më shumë në diell dhe nëse nuk jeni duke vrapuar ju dehidratoheni vetëm nga qëndrimi në diell.  Sigurohuni që të keni një shishe uji gjithmonë me vete.

Sindroma e gojës së thatë: mund te jetë e rrallë ose e çuditshme por kjo lloj sindrome shkakton që goja juaj të qëndrojë e thatë shumicën e kohës dhe ju jep ndjesinë e dehidratimit. Duhet të flisni me doktorin tuaj për informacione të tjera.

Trupi juaj mbështetet në qelizat e gjakut të shëndetshme për të qarkulluar gjakun në të gjithë trupin. Anemia e butë zakonisht nuk do të shkaktojë etje të tepruar, por nëse gjendja juaj përkeqësohet, mund të ndiheni të etur dhe të lodhur./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë