Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
NDI po mban diskutimin virtual me temën “Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna kibernetike”

Insituti Kombëtar Demoktraik (NDI) është duke e mbajtur  diskutimin virtual me temën “Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna kibernetike” inicuar nga Valdete Idrizi deputetete e Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe anëtare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione. 

Teknologjia, dhe më specifikisht Interneti ka luajtur një rol të rëndësishëm në lehtësimin e jetës së qytetarëve në gjithë boten, duke i mbajtur ata të informuar dhe të lidhur me njëri tjetrin. Edhe pse ky inovacion ka sjellur shumë benefite për botën, ka sjellur dhe shumë sfida, si prezenca e krimit kibernetik. Në kohën e pandemisë COVID 19,  ku bota po ballafaqohet me mbylljen e  shkollave  dhe aplikimin e masave nga qeveria për qëndrim në shtëpi, fëmijët janë duke kaluar kohën e tyre të lirë në internet dhe nëse nuk monitorohen ata mund të jenë viktima të abuzimit, një dukuri që sipas raporteve të Europol ka pësuar rritje në kohë të pandemisë. Rritja e numrit të uebfaqeve ilegale, dhe rrijta e ekspozimit në internet ka bërë që abuzuesit seksual të shfrytëzojnë faqet të cilat fëmijët i përdorin për të mësuar po që nuk janë të sigurta. Procesi i politikëbërjes është i rëndësishëm për sigurimin e mirëqenies së qytetarëve, mirëpo ai bëhet më i rëndësishëm në kohë krize, dhe një koordinim dhe diskutim hapur në mes të instiucioneve përgjegjëse dhe shoqërisë civile është i doemosdoshëm. Ky shkëmbim synon të adresoj këtë  cështje, dhe elaboroj  masat insitucionale që duhet ndërmarrë  për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna kibernetike. 

Në këtë disktuim janë ftuar përfaqësues të institucioneve përgjegjëse dhe shoqërisë civile në vend. Ju lutem gjeni të bashkëngjitur listën e të ftuarve. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë