Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Ndërron jetë nga coronavirusi gruaja nga Dallasi, gjatë udhëtimit me aeroplan

Një grua nga Dallasi ka ndërruar jetë nga coronavirusi pasi ishte infektuar gjatë një udhëtimi me aeroplan në korrik, ka bërë të ditur një zyrtar lokal në Dallas.

“Bëhet fjalë për një grua rreth të 30-ve e cila vuante edhe nga sëmundje tjera”, ka shtuar ai.

“Gruaja e paemëruar ka ndërruar jetë në fund të korrikut në territorin e aeroportit të New Mexicos”, ka bërë të ditur gjykatësi Clay Jenkins për CNN.

E zyrtarë shëndetësorë të Dallasit, kanë njoftuar se informacionet për vdekjen e saj i kanë bërë publike gjatë vikendit të kaluar.

Informatat shtesë për identitetin dhe gjendjen e saj shëndetësore tani për tani nuk janë të qasshme, për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale.

Po ashtu zyrtarë të Dallasit rastin e vdekjes së kësaj gruaje e kanë futur në listën e 555 rasteve tjera të reja me COVID-19.

Edhe pse disa hulumtime përfshirë dy të publikuar muajin e kaluar, kanë treguar se coronavirusi mund të përhapet gjatë udhëtimit me aeroplan.

Ekspertë të aviacionit pretendojnë se sistemi i ventilimit nëpër fluturake filtron ajrin, dhe largon spërkalat e virusit që mund të përhapen tek pasagjerët.

Youtube

Arkiva

Kategoritë