Mër, Jan 20, 2021
Banner Top
Banner Top
Ndahet nga jeta si pasojë e virusit Dr. Ali Tolaj

Ka ndërruar jetë nga koronavirusi dr. Ali Tolaj.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga faqja zyrtare në facebook e Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës.

“Na trishtoj pas mase lajmi për ndarje nga jeta ketë mëngjes e Dr. Alis, mjekut të përkushtuar që shërbeu pa u lodhur dhe nuk u nda asnjë dite nga puna e tije.

Dr.Ali (Kadri) Tolaj -1961-2020, Kirurg në Spitalin e përgjithshme në Gjakovës nga viti 1988,Dr.Alia që nga fillimi i Pandemisë ishte në krye të detyrës duke ju shërbyer pacientëve deri në ditën kur edhe vete rezultojë pozitiv në Covid-19. Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të shëndetësorë për kolegun e tyre, ai nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm.

Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor, humbja e një mjeku që ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm për shume vite.

Menagjmenti,koleget,gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve”./Familja Jonë

Arkiva

Kategoritë