Enj, Shk 25, 2021
Banner Top
Banner Top
Mustafa: Sot më shumë se kurrë është koha që institucionet e Kosovës parreshtur të komunikojnë mes veti

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është shprehur se kjo situatë që është krijuar nga koronavirusi duhet të menaxhohet.

Situata me Coronavirusin duhet te menaxhohet maksimalisht nga institucionet e vendit dhe nga vet qytetarë dhe bizneset.
S’munden vetëm mjekët.
Sot, si kurrë më parë, është koha që institucionet e Kosovës parreshtur të komunikojnë mes veti. Presidenti, Parlamenti, Qeveria.
S’duhet humbur kohë.
Paniku te qytetarët dhe bizneset evitohet, veç kur i shohin se po punojnë bashk ata që po kërkojnë me arsye disiplinë nga çdo subjekt.
Duhet të veprohet sa më shpejt edhe me gjendje të jashtëzskonshme, sepse po përballemi me një fatëkeqësi e cila po shpërndahet në tërë territorin e Kosoves. Pse të pritet më shumë. Kushtetuta ka folë qartë!
Ajo që po vërehet është se deri sot Virusi po shpërndahet në proporcion aritmetik, në ditët në vijim mund të kemi propocione gjeometrike prandaj duhet të sillet nën kontroll. IM”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë