Mër, Dhj 2, 2020
Banner Top
Banner Top
Muskuj të fortë për imunitet të fortë

Përderisa muskujt dhe pesha trupore humbin kur trupi sulmohet nga sëmundjet, i bie se muskujt kanë rol thelbësor në imunitet.

Kjo u tha nga Qendra e Kërkimeve për Kancer në Gjermani.

Të dyja masat arrijnë ta mbrojnë trupin dhe e bëjnë atë më të fortë. Duke pasur muskuj të shëndetshëm, sistemi imunitar ka mbështetje në luftimin e sëmundjeve të ndryshme. Dhe kështu aktiviteti fizik bëhet shumë i rëndësishëm për shëndetin.

Përveç ecjes, duhet edhe të bëjmë edhe ushtrime të thjeshta në kushte shtëpie për heqjen e dhjamit të dëmshëm, si: ushtrime për këmbët, shpinën, barkun, gjoksin e krahët.

Muskuj të shëndetshëm bëjnë të mundur që trupi të jetë i fortë kundër sëmundjeve. Qarkullimi i gjakut do të përmirësohet dhe sistemin imunitar do të prodhojë më lehtë qeliza të bardha, të cilat e bëjnë mbrojtjen e organizmit nga çdo faktor i jashtë./NetDoktori

Arkiva

Kategoritë