Die, Tet 25, 2020
Banner Top
Banner Top
Mungesa e ujit te fëmijët, ja çka shkakton

Fëmijët duhet të pijnë shumë ujë vazhdimisht gjatë gjithë vitit, por veçanërisht në verë. 

Hidratimi që ofron uji i mban ata të shëndetshëm dhe aktivë. Megjithatë, në shumë raste fëmijët nuk pijnë ujë mjaftueshëm. Sipas ekspertëve, 1 në 5 fëmijë nuk pi ujë mjaftueshëm dhe kjo përbën një sfidë madhore për prindërit. Mungesa e ujit ka një ndikim të fortë në shëndetin e fëmijëve dhe ndikon direkt tek shtimi në peshë, performance në shkollë dhe vese të tjera të pashëndetshme.
 

Dehidratimi te fëmijët

Ekspertët thonë se dehidratimi tek fëmijët manifestohet me simptoma si plogështi, dhimbje koke dhe padurim. Në një periudhë afatgjatë, mungesa e këtij lëngu të jetës prek veshkat, mëlçinë, trurin dhe shkakton konstipacion, transmeton netdoktori.

Mungesa e ujit dhe mbipesha

Sipas ekspertëve, fëmijët që nuk pijnë ujë mjaftueshëm konsumojnë dyfishin e kalorive në krahasim me fëmijët që pijnë ujë rregullisht. Të dhënat tregojnë se 10% e kalorive në këto raste merren nga pijet e ëmbëlsuara. Pediatrët rekomandojnë që uji të jetë lëngu i parë që i ofrohet një fëmije.
 

Arsyet përse fëmijët nuk e pijnë ujin

Në këtë rast, kemi të bëjmë me arsye shumë komplekse. Disave nuk u pëlqen shija dhe të tjerë nuk e kuptojnë që organizmi i tyre ka nevojë për ujë. Një arsye tjetër është se nëse fëmijët mësojnë se uji i rubinetit nuk është i pijshëm, atëherë atyre as nuk u shkon ndërmend të kërkojnë ujë. Kemi të bëjmë me një krizë mosbesimi, por nga ana tjetër te fëmijët më të vegjël që shkojnë në kopësht ose çerdhe, uji bëhet problem për arsye logjistike.

Nëse dëshironi të kuptoni nëse fëmija juaj është i dehidratuar, kontrolloni ngjyrën e urinës. Nëse ajo është ngjyrë e errët atëherë fëmija është i dehidratuar. Një fëmijë i dehidratuar është i përgjumur, i ngadaltë dhe me shumë luhatje humori.

Një fëmijë i hidratuar është energjik dhe plot gjallëri.

Nevojat për ujë varen nga mosha. Ata duhet të pijnë një gotë me ujë për çdo vit të jetës. Për shembull, një fëmijë dy vjeç duhet të pijë dy gota ujë në ditë e kështu me rradhë deri në nivelin maksimal të 8 gotave në ditë. Nëse fëmija kryen aktivitet fizik , duhet të pijë gjysmë gote ujë çdo 20 minuta.

Arkiva

Kategoritë