Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
“Mos t’i dorëzohemi dallgëve të këtij ‘deti’  por të mësojmë të notojmë në to”

Vetëvrasja është një ndodhi tragjike për familjarët, miqtë dhe tërë komunitetin. Më se e rëndësishme është njohja e faktorëve që rrisin rrezikun e personit për vetëvrasje, e që është hapi i parë për parandalimin e tyre.

Vetëvrasjet si fenomen shqetësues edhe në Kosovë janë në rritje, ku pak ditë më parë u raportua për një rast të tillë.

E për këtë ka shkruar edhe psikologu Besnik Peci.

“Asgjë, bash Asgjë nuk duhet të ndikojë që të mendohet suicidi e aq ma pak të veprohet në atë drejtim. Gjithnjë egziston një mundësi e dytë, vetëm duhet të marrim timonin e anijës dhe JO… JO… asesi mos të ju dorëzohemi dallgëve të këtij deti që sa din të jetë i bukur po aq din të jetë i pa mëshirshëm me raste. Nuk edi edhe sa thirrje duhet t’i bëjnë viktimat përmes gjesteve të tyre dëshpëruese e sa thirrjet duhet t’i bëjnë familjet përmes vuajtjeve që njëherë e mirë shteti ynë të ofroj përkrahjen e nevojshme para HUMBJES, por edhe pas saj sepse efekti ka tendencë të godas pa mëshirë edhe të tjerët për rreth viktimës. Në empati të plotë me gjithë familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre nga akti i suicidit”./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë