Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
MOS I HUDHNI FËMIJËT NË AJËR ASNJËHERË

Mos i shkundni fëmijët duke i ngritur poshtë – lartë !

Cilat nga lëvizjet e pakujdesshme që bëhen me të porsalindurin, mund të kushtojnë me jetë ?

Të gjithë prindërit e dijnë se fëmija nuk duhet të goditet në asnjë mënyrë, por ata nuk e kuptojnë se të shkundurit është gjithashtu shumë i dëmshëm dhe shpeshherë i rrezikshëm edhe për vetë jetën e foshnjës.

Shkundja e fëmijëve ose të porsalindurve, paraqet një rrezik të madh dhe në disa raste mund të qojë në pasoja fatale për të porsalindurin.


Tek fëmija i porsalindur, kockat e kokës janë shumë të buta.Të shkundurit e foshnjës, bën që truri të lëvizë brenda kafkës lehtësisht dhe të ndrydhet nga të goditurit në ashtin e kafkës. Sa më e fortë të jetë shkundja, aq më të mëdha mund të jenë pasojat. Poashtu, sa më e vogël të jetë mosha e fëmijëve, rreziku është aq më i madh.

Tek të porsalindurit, rreziku është shumë i shprehur për arsye se ende nuk u është zhvilluar muskulatura e qafës. Shkundja shkakton të enjeturit, gjakderdhjen e mundshme dhe presionin në tru. Enët e gjakut dëmtohen, mund edhe të pëlcasin, nervat dëmtohen dhe retina e syrit mund të shkëputet, ose nervat optike të gërvishten, gjë që mund të sjellë verbërinë e plotë. Gjendja klinike është alarmante dhe përfundimi mund të jetë fatal.

Dr.Ismail Lutolli

Specialist Pediater

Subspecialist Dijetolog-Nutricionist

Hematolog Onkolog

Subspecialist Gastroenterolog

Youtube

Arkiva

Kategoritë