Mër, Tet 28, 2020
Banner Top
Banner Top
Mos hani përpara palestrës

Ky është rezultati i fundit i një studimi të kryer nga Universiteti “Bath” në Mbretërinë e Bashkuar, publikuar në ‘Amerikan Journal’.

Më mirë të mos hani përpara palestrës.

Së paku në qoftë se ju dëshironi që të keni rezultate të rëndësishme.

Ky është rezultati i fundit i një studimi të kryer nga Universiteti “Bath” në Mbretërinë e Bashkuar, publikuar në ‘Amerikan Journal’.

Trupi, në fakt, do të punojë më mirë dhe do të djegë më shumë yndyrë kur stomaku është bosh, shkruan ansa.it.

Për të arritur këtë rezultat janë ekzaminuar 10 të rriturit meshkuj mbipeshë.

Vullnetarët kanë ecur për 60 minuta kur e kanë pasur stomakun bosh dhe në rastin tjetër, 2 orë pasi kanë ngrënë një mëngjes të pasur me karbohidrate dhe kalori.

Ekipi i shkencëtarëve mori mostrat e gjakut pas vaktit apo agjërimit, si dhe pas aktivitetit fizik.

Rezultatet treguan, siç shprehet Dylan Thompson, një ndër autorët e studimit, se “pasi hani, indi yndyror nuk do të stimulojë të njëjtat ndryshime”.


Ndërsa e kundërta ndodh kur nuk konsumoni ushqim, përfitimet mund të jenë më të mëdha për shëndetin në terma afatgjatë.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë