Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Moment i rrallë, kur ortopedi dhe pacienti i tij janë njëkohësisht babai dhe i biri.

Të jesh mjek, është një mision i shenjt.

Pacienti gjithmonë është prioritet për ta, nuk ka rëndësi nacionaliteti, mosha apo gjinia.

Dr. Nderim Salihaj – Ortoped  është një ndër mjekët i cili në moshë është i ri, por rastet e suksesit i ka të shumta.

E një ndër rastet  i cili atë e emocionoi shumë ishte edhe ndërhyrja tek pacienti i vogël, i cili qëllojë të ishte djali i tij.

Këtë histori ai e ka ndarë me t gjithë ne faqen e tij në facebook, duke përcjellur kështu edhe një mesazh shumë domethënës për të gjithë prindërit.

Posti i tij i plotë:

“Moment i rrallë kur ortopedi dhe pacienti i tij janë njëkohësisht babai dhe i biri.
Ndjenjë e veçantë të trajtosh të birin nga dy fraktura të rënda, në të dy parakrahët dhe kthimin e tij të shpejtë ne jetën normale.

Disa këshilla për prindërit në lidhje me lëndimet e fëmijëve të tyre:
?Mos i paragjykoni dhe mos ua mveshni ndjenjën e fajit fëmijëve për shkak se janë lënduar.
?Lëndimi shpesh është i pashmangshëm përkundër kujdesit të shtuar.
?Mos i privoni fëmijët nga aktivitetet rekreative dhe sportive me arsyetimin e rrezikut për lëndim!
?Keshilloni për kujdes të shtuar dhe merrni masat adekuate mbrojtëse dhe parandaluese!
?Lëndimi është pjesë e pashmangshme e njerëzve aktiv dhe të shëndosh.

✔Jeta ështe lëvizje, lëvizja është jetë.✔

Dr. Nderim Salihaj”

Përndryshe Dr. Nderimi përveç që mund ta gjeni në QKUK,  shërbimet  e tij mund  ti merrni edhe tek laboratori Olive.

Youtube

Arkiva

Kategoritë