Sht, Jan 23, 2021
Banner Top
Banner Top
MODIFIKIMET E LËKURËS GJATË SHTATZËNISË

Shkruan: Dr. Dafina Krasniqi

Gjatë shtatzënisë, shtimi i hormoneve femërore në gjakun tuaj modifikon ekuilibrin e lëkurës suaj.

Ndryshimet në lëkurën mund të kenë shumë shkaktarë. Disa prej tyre janë të lidhura me ndryshimet hormonale që ndodhin gjatë shtatëzanisë. 

Problemet tjera të lëkurës mund të kenë ekzistuar para se të mbeteni shtatzënë dhe të ndryshojnë gjatë shtatzanisë.

Ndryshimet e lëkurës gjatë shtatzënisë janë:paraqitja e strijave, paraqitja e papilomave, ndryshime në rritjen e flokëve, puçrra dhe seborrhea, venat dhe kapilarët e zgjeruar, paraqitja e njollave pigmentuese dhe ndryshimi i ngjyrës së nishaneve.

E dobësuar dhe e thatë, lëkura mund të bëhet e parehatshme, herë-herë e ashpër dhe mund të shkaktojë ndjesi tërheqjeje ose kruarjeje.

Për të shmangur këto shqetësime, është e domosdoshme që t’i jepni lëkurës suaj përkujdesje të përshtatshme për ta ushqyer, hidratuar dhe qetësuar çdo ditë.Nëse përdorni ndonjë ilaç është mirë që në fillim të konsultoheni me mjekun në mënyrë që të mos ketë ndikim negativ mbi fëmijën.  Mjeku në vend të ilaçeve mund t’ju rekomandojë ndonjë terapi të padëmshme për fëmijën./Familja Jonë

Arkiva

Kategoritë