Enj, Tet 22, 2020
Banner Top
Banner Top
Mjeku nga Australia operon 30 fëmijë me probleme kirurgjike

Në​ Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve po qëndron profesori Peaddy Dewan nga Australia, i cili në bashkëpunim me ekipin e mjekëve nga Klinika e Kirurgjisë Pediatrike, po kontrollon dhe operon fëmijë që kanë probleme të ndërlikuara ​ kirurgjike.

Deri tani, ekipi i udhëhequr nga Prof. Dewan, ka operuar 30 fëmijë me komplikime shëndetësore, 30 ​ të tjerë kanë kryer kontrolle mjekësore.

Dr. Dewan ka punuar nga vikendi i kaluar dhe do të punojë edhe këtë vikend, përderisa kjo është hera e dhjetë që ai vjen për të kontribuar për mjekimin e​ fëmijëve në Kosovë.

Gjatë gjithë kohës në operacione kanë qenë edhe mjekët e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve.

Për ta falënderuar për punën dhe kontributin e dhënë në Kosovë, Prof. Dewan sot është pritur edhe nga drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu.

Ai ka falënderuar profesorin​ për kontributin e tij dhe ndihmesat që po jep, jo vetëm për të operuar dhe kontrolluar fëmijët, por edhe për trajnim të stafit të Klinikës së​ Kirurgjisë Pediatrike.

Poashtu, e falënderoi që falë punës së tij​ është kursyer edhe buxheti, meqë fëmijët janë operuar në klinikë dhe nuk kanë pasur nevojë të dërgohen jashtë vendi. /Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë