Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Mjeku kosovar: “Urime ditëlindjen bijtë e mi! Sot jam larg jush për të mos lejuar që vdekja të mbizotërojë mbi jetën”

Mjeku i Klinikës së Pulmologjisë, Shpetim Thaci, si shumë kolegë të tij po qëndron larg familjes tash e disa muaj.

Sot kanë ditëlindjen dy djemtë e tij, por ai nuk mund të jetë prezent në festën e tyre.

‘’Urime ditëlindja Joni 7 dhe Kroni 5.
Sot do festojmë larg njëri tjetrit, por as një herë me më shumë krenari.
Sot jam larg jush për të mos lejuar që vdekja të mbizotëron mbi jetën, për të mos lejuar që vaji të mund buzëqeshjet në familjet tona, ju ka kohë që e keni kuptuar rolin e prindërve tuaj dhe për këtë sot e arsyetuat mungesën time. Krenar me ju çuna ❤️❤️

Ju dua shumë . Urime’’, ka shkruar Thaci.

Image may contain: 3 people, people sitting, tree, child, plant, outdoor and nature

Youtube

Arkiva

Kategoritë