Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Mjekja shqiptare: Nuk i kam takuar fëmijët që prej 8 marsit (VIDEO)

Infektologia, Elda Qyra ishte e ftuar mbrëmë në Open në Top Channel ku foli për luftën ndaj Covid-19.

Ajo tregoi se përveç luftës me virusin asaj i është dashur të përballet edhe me faktin që është larg familjes.

Fëmijët tashmë ndodhen në shtëpinë e prindërve të saj që prej datës 8 mars, për dy arsye: ajo e të qenit larg rrezikut dhe e dyta ishte që të mos e shihnin teksa ajo përballej me këtë luftë.

“I kam nxjerr nga shtëpia jetojnë me prindërit e mijë që me 8 mars. Arsyeja është mos rrezikimi është e para por edhe prindërit e mi e të tim shoqi pasi mund të shërbenin si vektor transmetimi. Por edhe t’mos më shihnin mua se si e përballoja këtë luftë. Fillimi ka qenë i vështirë. Secili nga mjekët e kanë të vështirë. Nuk doja të shihnin këtë emocion, frika dhe ato lajmet e fillimit nga çdo vend i botës. Jam mësuar që t’mos i’ua kaloj emocionin e fundit fëmijëve “.

“Janë fëmijë të mbarë dhe e kanë kuptuar se duhet të rrinë pak larg. Më thonë se kur do të përqafoj, por vetëm ju flas dhe largohem. Nuk do e kisha menduar kurrë që do isha kaq afër dhe kaq larg. Por do ia dalim të gjithë bashkë”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë