Pre, Jan 22, 2021
Banner Top
Banner Top
Mjekja nga Fushë Kosova flet për sfidat me të cilat ballafaqohen në trajtimin e pacientëve me Covid-19

Mjekja e Përgjithshme Dafina Krasniqi, ka treguar për sfidat që kalojnë punëtorët shëndetësor në trajtimin e rasteve me Covid-19.

Krasniqi tha se stafi mjekësor me kohën po pëson është duke pësuar rraskapitje në aspektin fizik dhe emocional.

“Sistemi ynë shëndetësor shpesh herë ishte sfiduar nga gripi i rënde sezonal por papritmas u përball me një virus që vazhdonte të përhapej  përmes njerëzve në të gjithë vendin tonë.Spitalet filluan të mbingarkohen nga njerëzit e infektuar. “.

“Stafi shëndetësor i stërlodhur duke punuar në temperatura të larta me mjetet mbrojtëse dorëzat, maskat veshjet mbrojtëse, vetëm për ta menaxhuar sa me mirë situatën për pacientët e infektuar për të cilët duhet bërë zgjidhje në kushte të jashtëzakonshme për të ofruar ndihmë sa më adekuate për shërim”.

“E këtu duhet përmendur edhe sfidat e stafit të kujdesit shëndetësor cili me kohën është ka pëson rraskapitje në aspektin fizik dhe emocional. Stafi shëndetësor është ai i cili është duke punuar në rrethana të vështira ku ballafaqohen me punë dhe kërkesa të pandërprera, me shumë pak gjumë, me pushime shumë të shkurtra apo nganjëherë edhe pa pushuar fare”.

Mjekja nga Fushë Kosova thekson se pavarësisht lodhjes dhe sfidave, përkushtimi për t’iu dalë në ndihmë pacientëve mbetet i lartë.

“Thënia e gjithë stafit shëndetësor sot: Eshte Nevojat e personave të sëmurë janë më të rëndësishme sesa tonat që ofrojmë ndihmë” .

Shkrimi i plotë:

Para muajit Mars , askush nuk e dinte se SARS-Cov-2 ekzistonte. Të infektuarit e parë ishin në muajin mars.

Tani virusi është përhapur në të gjithë botën edhe vendi ynë nuk i shpëtoj kësaj pandemie globale.

Shumë të infektuar dhe të vdekur.

Ka shkatërruar ekonomi dhe ka thyer sisteme të kujdesit shëndetësor.

Ka mbushur spitale dhe  po lë të zbrazëta hapësira publike.

Largoji njerëzit nga vendet e tyre të punës dhe nga miqtë e tyre.

Ky virus dëmtoj shoqërinë tonë në një shkallë për të cilën shumica e njerëzve në botë nuk e kanë parë kurrë.

Sistemi ynë shëndetësor shpesh herë ishte sfiduar nga gripi i rënde sezonal por papritmas u përball me një virus që vazhdonte të përhapej  përmes njerëzve në të gjithë vendin tonë

Spitalet filluan të mbingarkohen nga njerëzit e infektuar.

Stafi shëndetësor i stërlodhur duke punuar në temperatura të larta me mjetet mbrojtëse dorëzat, maskat veshjet mbrojtëse, vetëm për ta menaxhuar sa me mirë situatën për pacientët e infektuar për të cilët duhet bërë zgjidhje në kushte të jashtëzakonshme për të ofruar ndihmë sa më adekuate për shërim.

E këtu duhet përmendur edhe sfidat e stafit të kujdesit shëndetësor cili me kohën është ka pëson rraskapitje në aspektin fizik dhe emocional.

Stafi shëndetësor është ai i cili është duke punuar në rrethana të vështira ku ballafaqohen me punë dhe kërkesa të pandërprera, me shumë pak gjumë, me pushime shumë të shkurtra apo nganjëherë edhe pa pushuar fare.

Thënia e gjithë stafit shëndetësor sot:

“Eshte Nevojat e personave të sëmurë janë më të rëndësishme sesa tonat që ofrojmë ndihmë”.

Arkiva

Kategoritë