Sht, Jan 16, 2021
Banner Top
Banner Top
Stafi shëndetësor i gatshëm për vaksinim kundër gripit sezonal, edhe në kohë pandemie

Shkruar nga: Dr. Spec Merita Shkodra-Brovina

-4.5 gradë shënonte temperatura në mëngjesin e sotëm. Ekipe mjekësh e infermierë akoma para orës 7 në pregatitje të fillimit të punës nën një tend të ngritur jashtë oborrit të QKMF- së në Prishtinë.

Është vaksinimi i deryrushëm kundër gripit sezonal për kategoritë e cenushme shëndetësore ajo që ndodhte në temperatura acari, në ambiente jo normale pune, me restrikcione ekstreme të resurseve humane për shkak të numrit të limituar të punëtorëve shëndetësorë, në kushte të një krize botërore të shëndetit publik.

Katër ekipe, që ju ke zili për shkathtësitë organizative dhe palodhshmërine!


500 doza, në ekipin e parë, për të vazhduar tutje deri sa nata zbret mbi tendën e ngjitur në oborrin e QKMF- së në Prishtinë e bashkë me të edhe mbarimi i orarit ne ora 8 në temperaturat e ngrirjës së mëngjezit të sotëm!

Kështu do të duhej ta lexoja një shkrim në mediat apo portalet tona sot, por nuk e gjeta dot.
E shkrova vet, ngaqë isha në mesin e atyre që sot mora shërbimin, dhe ktheva kokën pas duke menduar e bashkëndjerë qëndrimin jashtë në këtë acar për 8 orë pune pandalë!

Faleminderit shërbimit më të mirë që ka ky vend!
Njësia e Vaksinimit, QKMF- Prishtinë

Arkiva

Kategoritë