Mër, Jan 20, 2021
Banner Top
Banner Top
Mjekët kosovar që humbën betejën në luftën me COVID-19

COVID-19, nuk e kursejë as Kosovën.

Brenda këtyre muajve ai mori jetën shumë qytetarëve, përfshirë këtu edhe nga stafi shëndetësorë.

Betejën me virusin e humbën shtatë mjekë.

1. Dr. Fadil Zuka është mjeku i parë familjar në komunën e Vitisë, i cili humbi betejën nga COVID-19.

Dr. Zuka i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për t’i shërbyer popullatës shqiptare që nga vitet e ’90-ta. Në kohët më të vështira kishte shërbyer në ambulancën e Shoqatës Humanitare ‘Nëna Terezë’ në Viti, pastaj në Pozheran.

2. Reumatologu Sylejman Rexhepi ndërroi jetë në mëngjesin e 24 korrikut nga virusi COVID-19.
Sylejman Rexhepi ishte reumatolog i njohur, mirëpo ai gjithashtu ishte edhe profesor në Universitetin e Prishtinës- Fakultetin e Mjekësisë, që për vite të tëra edukoi breza të rinjë të mjekëve, të cilëve ua përcolli dijen, kulturën e etikën mjekësore të ndërtuar me shumë përkushtim gjatë gjithë jetës së tij.

Profesor Sylejmani ishte prezentë në shumë kongrese dhe simpoziume ndërkombëtare, shpesh në mënyrë aktive me kumtesa dhe ligjërata, duke prezentuar përvojën e Reumatologjisë Kosovare në përgjithësi  dhe të mjekimit te Artritit Reumatoid në veçanti.

Prof. Dr. Sylejman Rexhepi në karrierën e tij shkencore  ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm shkencor duke botuar punime të ndryshme në revistat  shkencore më me renome.

Profesori ishte një person shumë vital dhe i shëndetshëm, madje edhe koronavirusin e ri “COVID-19” e luftojë për disa javë me të gjitha forcat e tij.

3. Mjeku i tretë që humbi jetën nga virusi COVID-19 ishte doktori Ali Tolaj kirurg në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë që nga viti 1988.
Dr.Ali që nga fillimi i pandemisë ishte në krye të detyrës duke ju shërbyer pacientëve deri në ditën kur edhe vetë rezultojë pozitiv në Covid-19.
Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësorë për kolegun e tyre, ai nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm, i cili po merr jetëra çdo ditë

4. Pas tri javë hospitalizimi në QKUK, Kosova humbi edhe një tjetër hero.
As Dr. Lulzim Kolgjeraj, nuk i mbijetojë virusit i cili ka kapluar botën.
Dr. Kolgjeraj i ka shërbyer shëndetësisë primare në Prizren për rreth tri dekada dhe ka qenë specialist i mjekësisë familjare në QMF në Gjonaj.

5. Nga mantel bardhët, në vendin tonë  betejën me COVID-19 humbi jetën edhe Internisti dhe Nefrologu nga komuna e Vitisë,  Dr. Feti Hetemi.
Dr. Hetemi ka qenë rreth 14 vite kryetar i Shoqatës Humanitare “Nëna Terezë” për regjionin e Vitisë dhe njëherit anëtar i kryesisë qendrore në Prishtinë, i cili në kohën e represionit serb, ngriti sistemin paralel të shëndetësisë, i cili u shërbente falas popullatës së Anamoravës. Gjithashtu Dr. Hetemi ka qenë zyrtarisht i angazhuar si mjek me detyrë nga ZOK e UÇK-së.

6. Me 30 korrik humbëm edhe një mjek të kujdesit familjar.
Bëhet fjalë për Dr. Kujtim Zarari.
Dr. Kujtim Zarari ka vdekur në moshën 51-vjeçare,ai ishte njëkohësisht Drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë.

7. Mjeku i shtatë që ka ndërruar jetë pas infektimit me COVID-19 në Kosovë është Dr. Burim Krasniqi.
Që nga fillimi i pandemisë ai ishte në krye të detyrës së tij si mjek gjinekolog në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku përveç kësaj ishte edhe shef i repartit perinatal.

Të enjten mbrëma, para Emergjencës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, para Qendrave të Mjekësisë Familjare në të gjitha komunat, para Klinikave Universitare e atyre private, janë ndezur qirinj për të nderuar profesionistët shëndetësor që humbën jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.

Sikur të mos mjaftonte, COVID-19 mori jetën edhe 8 infermierëve të Kosovës.

Arkiva

Kategoritë