Mar, Tet 20, 2020
Banner Top
Banner Top
Mitet rreth ushqyerjes që duhet të ndalojmë menjëherë së besuari

Ekzistojnë shumë mite rreth ushqyerjes së shëndetshme. Me dëshirën për të qenë në formë njerëzit kanë tendencën t’i besojnë pa marrë pasrasysh pasojat e ndjekjes së tyre.

Në vijim po ju njohim me disa nga këto mite, që duhet të ndaloni së besuari menjëherë.

“Yndyrnat nuk të bejnë mirë”

Niveli i lartë i yndyrnave në gjak mund të bëhet shkakëtar për një sërë sëmundjesh. Ama duhet thënë se jo gjithmonë yndyrnat janë të pashëndetshme.

Ato duhen konsumuar në nivelin e duhur dhe kaq. Gjithashtu vlen t’ju kujtojmë se yndyrnat vegjetale janë shumë herë më të shëndetshme se ato shtazore.

“Eliminimi i karbohidrateve ju bën të bini në peshë”

Rënia në peshë vjen si rrjedhojë e eliminimit të kalorive. Pra, pakësoni sa të doni bukën, mos hani pasta dhe asgjë që konsiderohet si “brumë”, por përsëri nuk do t’ja dilni të dobësoheni nëse nuk pakësoni kaloritë.

“Buka nuk të bën mirë”

Asgjë nuk të bën mirë nëse konsumohet me tepri! Ama buka është shumë e pasur me karbohidrate, sheqerna dhe yndyrna. Gjithashtu është shumë e lehtë të konsumosh shumë bukë, ndaj kjo e fundit kthehet automatikisht në “të pashëndetshme” pa arsye.

“Për t’u shëndoshur duhet ngrënë më shpesh dhe më shumë.”

E gjitha varet nga ato çfarë konsumon. Mund të hash sa të duash, por nëse nuk rrit sasinë e kalorive nuk ke për të shtuar kurrësesi në peshë. /Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë