Pre, Shk 26, 2021
Banner Top
Banner Top
Ministria ndalon një autobus me udhëtarë të nisur nga Italia drejt Kosovës

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se e kanë ndaluar një autobus me udhëtarë nga Italia për në Kosovë, meqenëse nisja ishte ilegale dhe pa autorizim të Ministrisë. Abdixhiku ka bërë me dije se autobusi në fjalë është kthyer prapa në Kroaci..

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku ka thënë se çdo transport i organizuar, tokësor e ajror është i ndaluar deri në një vendim tjetër.

“Rikujtoj se çdo transport i organizuar, tokësor e ajror është i ndaluar deri në një vendim tjetër. Kjo masë preventive është domosdoshmëri e mbrojtjes së qytetarëve tanë. Për shtetasit e Kosovës, me viza në skadim, do të ketë trajtim. Jam në konsultim të ngushtë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe ministrin e Shëndetësisë”, ka shkruar Abdixhiku.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë