Mër, Nën 25, 2020
Banner Top
Banner Top
Ministria e Shëndetësisë ndalon aktivitetet për “Black Friday”

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nuk do të lejohen aktivitetet e tipit “Black Friday” për shkak të gjendjes së pandemisë.

“Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë për masa të reja për mbrojtjen nga COVID-19, ndalohet grumbullimi i më shumë se pesë personave në hapësira publike, prandaj obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në zbatimit të Ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore sipas Ligjit Nr. 07/l-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Andaj MSh kërkon nga organet e rendit dhe inspektoratet që të jenë në krye të detyrës dhe kudo që hasin në organizime të tilla, të marrin masa në bazë të vendimeve në fuqi”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ndër të tjera Ministria iu bën thirrje qytetarëve që t’I shmangin sa më shumë grumbullimet, pasi është në të mirë të shëndetit të tyre ndërmarrja e këtij veprimi. /familjajone

Arkiva

Kategoritë