Sht, Jan 16, 2021
Banner Top
Banner Top
Ministri  Zemaj: Po i shqyrtojmë tri mënyra për ta siguruar vaksinën kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se po i shqyrtojnë tri opsione për sigurimin e vaksinës kundër koronavirusin.

Në një intervistë dhënë për RTV Dukagjinin, Zemaj theksoi se është mundësia që vaksina të sigurohet falas ose të blihet.

““I kemi tri alternativa të mundshme: Njëra është përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë që është falas, e dyta është insistimi ynë për blerje direkte dhe e treta është përmes donatorëve siç mund të jetë BE-ja apo shtetet e fuqishme”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Armend Zemaj.

Aktualisht, dy vaksina kanë dhënë rezultat 95 për qind efektiv ndaj koronavirusit. Por, së fundi edhe Universiteti i Oksfordit doli me një vaksinë e cila ka efekt ndaj COVID-19 70%. /familjajone

Arkiva

Kategoritë