Enj, Mar 4, 2021
Banner Top
Banner Top
Ministri Vitia thirrje qytetarëve: Akoma nuk ka kaluar rreziku, të ecim së bashku në këtë betejë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia rezultatet e sotshme, 35 të shëruar dhe 17 raste të reja me Covid-19 i ka cilësuar si shpresëdhënëse.

“Të dhënat e sotme tregojnë 35 të shëruar dhe 17 raste pozitive.

Këto rezultate janë shpresëdhënëse por, ne duhet ta mbajmë vëmendjen tek rregullat që duhet t’i ndjekim”, ka shkruar Vitia.

Por, Vitia ka thënë se rreziku akoma nuk ka kaluar.

“Akoma nuk ka kaluar rreziku. Ndaj ju lutem të mos shpërqendrohemi asesi dhe të ecim së bashku në këtë betejë të jashtëzakonshme për shëndetin dhe jetën e gjithsecilit”, ka përfunduar Vitia./Familja Jonë

Arkiva

Kategoritë