Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar që të hapen deri më 22 qershor të gjitha pikat kufitare.
“Kërkesa e MSH-së, është që të plotësohet dhe ndryshohet pika 5 e vendimit të qeverisë të datës 31 maj 2020, ku u hapën pikat kufitare Merdare, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinjë dhe Dheu i Bardhë”.
“Është parë e domosdoshme që shkaku i fluksit të qytetarëve, të hapën edhe pikat kufitare Qafë Prush, Qafë Morinë, Muqibabë dhe Mutivodë”, është shprehur Zemaj.