Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, deklaroi se dikasteri i tij është gati t’ua vazhdojë kontratën 200 punëtorëve shëndetësore edhe për tre muaj.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Zemaj u shpreh se kjo nuk do të jetë e vetmja ndihmë financiare për matelbardhët.
Ai, ndër të tjera, thekson se janë në përpjekje për ta zgjeruar dhe më shumë stafin shëndetësor në numër. /familjajone