Hën, Tet 26, 2020
Banner Top
Banner Top
Migrena…

Dr. Blerim Myftiu – Neurolog

Terapia e kokëdhembjes më të shpeshtë të njerëzimit – migrenës – bazohet në dy shtylla. Shtyllën e parë e përbën përdorimi i një bari i cili sa më shpejt të jetë e mundur mundëson ndaljen e dhembjes dhe rikthimin e individit në gjendjen sa më normale të funksionimit. Mirëpo, numri i dhembjeve brenda një muaji mund të jetë aq i lartë dhe intensiteti i tyre aq pengues, sa që në këto raste nuk mjafton vetëm terapia e çastit, por nevojitet medoemos përdorimi i të ashtuquajturës “terapi parandaluese”.

Terapia parandaluese përdoret kur:
– sulmi i kokëdhembjes e pengon aktivitetin e përditshëm përkundër marrjes së analgjetikut
– ka më shumë se 4 sulme të ngjashme në muaj
– numri i analgjetikëve të përdorur tejkalon numrin 10 për opioide dhe triptane, si edhe 15 për analgjetikët e tjerët
– ka efekte anësore nga përdorimi i shpeshtë i analgjetikëve (pengesa në lukth, probleme me veshkë, vjellje etj.).

Qëllimi i terapisë parandaluese është:
– pakësimi i shpeshtësisë, intensitetit dhe i kohëzgjatjes së dhembjes
– përmirësimi i funksionimit individual
– pakësimi i nevojës për përdorim të analgjetikëve
– përmirësimi i cilësisë së jetës
– shmangia e faktorëve shoqërues dëmtues psikologjikë të kokëdhembjes.

Në përdorim praktik, ekzistojnë disa mundësi të terapisë parandaluese që mund të jenë shumë efikase. Më të përdorurat dhe më efektivet janë: beta-bllokatorët (propranololi), antidepresivët triciklikë (amitriptilina), antiepileptikët (valproati, topiramati). Përzgjedhja e secilit bar varet nga gjendja e individit. Në horizont, në tregun kosovar pritet ardhja e barnave të brezit të ri (Fremazenumab, Galcanezumab, Erenumab), të cilët premtojnë kontroll shumë më të mirë të kokëdhembjes dhe efekte anësore më të pakta.

Tags: , , , ,

Lajme te ngjajshme

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë