Pre, Jan 22, 2021
Banner Top
Banner Top
Metoda për shmangien e avullimit të syzave kur bartni maskë

Një nga masat mbrojtëse, në të cilën nuk po ka ndryshime është ajo e mbajtjes së maskës. Është veprim që nuk po na pëlqen, megjithatë për të mirën tonë dhe të gjithë njerëzve në përgjithësi duhet ta mbajmë.

Ky veprim është dyfish më i mërzitshëm për personat që mbajnë syza me dioptri, sepse fryma e ngrohte po krijon konfensim apo avull në xhama.

S’ka vend për shqetësim sepse ekzistojnë të paktën 3 metoda, që mund të ju vinë në ndihmë:

Provoni të lëvizni maskën lehtësisht poshtë: kështu ka më shumë hapësirë midis skajit të maskës dhe syzeve, transmeton netdoktori. Kjo do të thotë që fryma e ngrohtë ka mundësi të shpërndahet përpara se të krijojë avull në xhamin e syzeve. Sigurohuni që maska ende mbulon hundën dhe gojën, përndryshe është e kotë mbajtja e saj.

Një mundësi tjetër është që ta tërhiqni pak maskën lart: kështu që skaji i sipërm ulet nën syzet tuaja. Përsëri, kjo lejon që fryma juaj e ngrohtë të mos përhapet tek xhamat.

Lani syzet tuaja me sapun dhe ujë: Sapuni parandalon avullin. Para se të vendosni maskë, lani syzet me ujë dhe sapun, pastaj lërini të thahen.

Arkiva

Kategoritë