Mër, Mar 27, 2024
Banner Top
Banner Top
Merkel e shqetësuar – Masa më të ashpra kundër Covid-19

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të kërkojë që 16 landet e Gjermanisë të bien dakord për masa më të ashpra kundër pandemisë, nëse rriten rastet e infektimeve me koronavirus.

Merkel ka në plan të diskutojë që masat të përfshijnë mbajtjen e maskave dhe ndalimin e alkoolit, në mënyrë që autoritetet të mos detyrohen të bllokojnë gjithë Gjermaninë, si në muajin mars.

“Qëllimi kryesor duhet të jetë mbajtja hapur e shkollave dhe mjediseve të kujdesit për fëmijët, si dhe funksionimi i vazhdueshëm i ekonomisë pas kufizimeve në fillim të këtij viti dhe në verë”, thuhet në një dokument të qeverisë gjermane të cilin e ka parë agjencia AFP.

Por, përpara takimit, disa udhëheqës rajonal kanë shprehur kundërshtim ndaj ashpërsimit të masave. Kryeministri i landit të Saksonisë, Michael Kretschmer, insiston se rregullat më të rrepta kanë kuptim vetëm në ato vende ku numri i të infektuarve po rritet ndjeshëm.

Kancelarja gjermane pritet t`i nxisë liderët rajonal të bien dakord për vendosjen e një tavani për numrin e njerëzve që mund të grumbullohen në tubime, nëse gjatë shtatë ditëve shkalla e infeksionit do të ngrihej mbi pragun e 35 rasteve të reja për 100,000 banorë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë