Mar, Gus 11, 2020
Banner Top
Banner Top
“MERIDIAN EXPRESS” me pikën më të re në Fushë Kosovë!

Meridian Express, rrjeti i marketeve të lagjes dhe njëherit një ndër korporatat lidere me përgjegjësi shoqërore korporative në Kosovë, hapi marketin më të ri në qytetin e Fushë Kosovës që do të jetë i hapur 24/7.

Kërkesat e mëdha të konsumatorëve që nga hapja e dyqanit të parë më 1 tetor 2012, kanë bërë që Meridian Express të arrij të zgjeroj rrjetin e marketeve të saja në mbarë Kosovën, duke u bërë kështu zgjedhja e parë e konsumatorit.

Meridian Express synon të jetë marketi kryesor ushqimor në treg, duke ofruar eksperiencën më të mirë të blerjes, bazuar gjithmonë në vlerat kryesore të cilat promovon: produkte të freskëta, shumëllojshmëri, kualitet të pakrahasueshem, nivelin e lartë të kujdesit dhe sigurisë për klientë dhe mbi të gjitha çmimet e lira.

Në marketin në qytetin e Fushë Kosovës kemi sjellur konceptin e ri nga Meridian Kitchen dhe Buka, të cilat sjellin ushqime me receta të shëndetshme, me shije të përkryer e me siguri maksimale si dhe bukë me përmbajtje të shëndetshme e pjekurina e sanduica nga Buka Bakery. Pijet si smoothie, juice, lemonada, sallatat verore me peme dhe jogurtë me shije perfekte janë pjesë e menysë tone gjithashtu.

Përveq që mund të uleni dhe të shijoni produktet në ambientet tona, njëherit të gjitha ushqimet ofrohen edhe me shërbimin merre me vete.

Meridian Express do të vazhdojë investimin dhe zgjerimin në lagje të ndryshme në Kosovë dhe do të krijojë vende të reja të punës dhe njëherit do të vazhdojë të sjell risi në industrinë e shitjes me pakicë.

Gjithmonë afër jush, miku i lagjes tuaj, Meridian Express!

Arkiva

Kategoritë