Pre, Mar 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mënyrat natyrale për shërimin e ankthit

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 , miliona persona kanë kërkuar ndihmën e një mjeku për të trajtuar ankthin.

Në fakt, sipas aplikacionit të recetave DrFirst’s iPrescribe, numri i recetave për ilaçe kundër ankthit u rrit me më shumë se 30 për qind në javët pas fillimit të pandemisë së koronavirusit. Por, ilaçet kundër ankthit nuk janë pa rreziqe. “Njerëzit bëhen të varur prej tyre dhe ka simptoma tërheqjeje kur ju doni t’i largoni”, paralajmëron nutricionistja klinike Donielle Wilson.

Ajo tutje shton se ato mund gjithashtu të shkaktojnë lodhje, marrje mendsh, vështirësi në fokusim, probleme me tretjen ose skuqje të lëkurës.

Ju mund të provoni disa ilaçe natyrore, pa efekte anësore.

Nëse ankthi shkakton dhimbje fizike

Ilaçi: Një mineral i thjeshtë

“Magnezi qetëson sistemin nervor, duke ulur ankthin”, thotë Carolyn Dean. Është gjithashtu një relaksues i muskujve që është provuar se ul dhimbjen deri në 33 për qind.

Nëse ankthin harxhon energjinë tuaj mendore

Ilaçi: “rhodiola”

“Tradicionalisht, kjo barishte është përdorur për të luftuar lodhjen dhe për të rritur vëmendjen”, shpjegon Daniel Amen. Në studimet e tij për barishten, subjektet raportuan humor dhe energji më të mirë. Në një studim kinez, të rriturit bënë 88 për qind më pak gabime në një provë të përqendrimit kur morën “rhodiola”, 200 miligram çdo ditë i ndihmonte personat të ndjeheshin 59 për qind më të qartë.

Nëse ankthi ju mban zgjuar

Një tru i zënë me mendime të shqetësuara mund ta bëjë gjumin të pamundur – dhe studiuesit në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, raportojnë se humbja e gjumit mund ta përkeqësojë ankthin.

Ilaçi: Ekstrakti i lule së pasionit

“Funksionon duke promovuar aktivitetin e GABA, një neuro transmetues që qetëson qendrën e ankthit të trurit”, shpjegon Dr. Lipman. Dhe sipas një studimi, lulja e pasionit qetëson mendjen dhe ju ndihmon të flini 72 për qind më thellë. Për të marrë dozën e mbështetur në studim, merrni 250 miligram ekstrakt lule pasioni 20 minuta para gjumit. Nëse nuk flini më qetë pas tre netëve, rriteni dozën tuaj në 500 miligram.

Youtube

Arkiva

Kategoritë