Fri, Sep 20, 2019
Banner Top
Medikamentet që duhet t’i mbani në shtëpi

Në kohën e sotme kur barnatoret janë të shumta dhe mund ta keni një edhe pranë shtëpisë, duket e kotë të mbani në shtëpi një dollap të vogël vetëm për ilaçet që mund t`ju duhen në urgjencat e ndryshme.

Por ky zakon, megjithëse sot nuk duket shumë i nevojshem, mund t`ju vlejë ende për urgjenca të vogla për familjen tuaj, sidomos nëse keni fëmijë të cilët mund të kenë nevojë për t’u trajtuar me një medikament të caktuar në çdo moment.

Por, kujdes! Kjo nuk do të thotë që çdo situatë mund të trajtohet në shtëpi dhe nuk ka nevojë për t’u parë nga mjeku. Ju mund të trajtoni në shtëpi situata emergjente në një moment të caktuar që nuk mund të shkoni tek mjeku si për shembull në orët e vona të natës.

Ju duhet të keni parasysh se duhet të ndërhyni me një medikament të caktuar vetëm në situata të cilat nuk kanë tendencë për të shfaqur ndonjë komplikacion, por duke pasur parasysh se në momentin e parë që do të vëreni që dicka po përkeqësohet duhet t’i drejtoheni mjekut.

Ndihma e Shpejtë shtëpiake, çfarë duhet të përmbajë kutia?

– Gaza sterile, bende llastiku, ankerplaste, leukoplaste të madhësive të ndryshme, dizinfektant, jod, alkool, pambuk hidrofil;
– Shiringa sterile me një përdorim, që do t’i përdorni për t’i dhënë fëmijës një medikament të caktuar për shembull shurupin e temperaturës, për t’i hedhur fiziologjikun në hundë, dhe për situata të tjera si këto. Nuk duhet të kryeni injeksione në shtëpi!
– Termometër me zhivë;
– Borsa për ujë të ngrohtë e të ftohtë;
– Shurup për kollën zbutës sekrecionesh (mukolitik) apo qetësues për kollën e thatë;
– Krem kundër ndrydhjeve dhe traumave muskulare;
– Solucione me pika për dhimbje të papritura të dhëmbëve;
– Krem antihistaminike (kundër alergjisë) për pickime insektesh, apo njollave në lëkurë me origjinë alergjike;
– Ilaçe kundër temperaturës dhe dhimbjeve të kokës, dhëmbëve, paracetamol, ibuprofen, në formë shurupi apo suposte të posaçme për fëmijë;
– Solucionin Enterogermina për diarre dhe Tresol për të vjellat (megjithatë duhet të kontaktoni mjekun për të marrë mendimin e tij lidhur me përdorimin e tyre ose jo në lidhje me një situatë të caktuar);
– Soluion fiziologjik për pastrimin e sekrecioneve të hundës.

Kujdes!

– Dollapi/sirtari duhet të vendoset në një vend të freskët, të thatë, të mbrojtur nga drita e diellit apo nxehtësitë dhe mbi të gjitha i paarritshëm nga fëmijët;
– Shishet e hapura, shurupet me tapën e pambyllur mirë, janë burime për ndotjen nga bakteriet, prandaj duhen ruajtur si duhet;
– Kontrolloni gjithmonë datën se kur këto ilaçe skadojnë dhe në rast se kanë kaluar afatin e përdorimit i mbështillni mirë dhe i hidhini në plehra, në vende ku nuk mund të arrihen nga fëmijët.

Medikamentet që ju duhet ti keni në shtëpinë tuaj tashmë e keni edhe më të lehtë ti gjeni prodhuar nga fabrika e barnave Trepharm të cilët ofrojnë një gamë të gjerë të llojeve të ndryshme të tyre.

Banner Content

Arkiva

Kategoritë