Enj, Mar 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Më të stresuar në vitin 2020 si pasojë e pandemisë

Shkruar nga Fisnik Dajakaj

2020-ta, më shumë se për gjithcka, do të mbahet në mend si viti ku koha e qëndrimit me familje ka qenë relativisht e madhe.

Ndonëse e gjithë kjo ndodhi si pasojë e pandemisë, kjo periudhë shërbeu si një kohë vetëreflektimi për një pjesë të madhe të njerëzve.

E nga disa, paradoksalisht, kjo kohë u shfrytëzua për ushtrim dhune në familje. Sipas sociologut, Labinot Kunushevci, ishte izolimi që pati ndikim të madh në këtë mes.

“Pandemia ka rritur edhe pasigurinë brenda shoqërisë. Ka rikthyer qëndrimin në shtëpi, izolimin, si një formë që disa e kanë mirëpërdorur duke e shtuar solidaritetin familjar, ndërsa disa tjerë, nën ndikimin edhe të disa faktorëve tjerë, e kanë keqpërdorur duke ushtruar dhunë familjare”, u shpreh ai për Familja jonë.

Sipas Kunushevcit, e tërë kjo ndikoi edhe në rritjen e pasigurisë, stresit dhe depresionit brenda nesh, e së bashku me këto edhe edhe mënyrën e të ushqyerit dhe mbajtjen e higjienës.

“Ka shtuar edhe kujdesin publik mbi mënyrën e të ushqyerit dhe mbajtjen e higjienës. Ka rritur edhe pasigurinë brenda shoqërisë. Rritja e niveleve të stresit dhe depresionit ka qenë e pranishme këto kohë”, shtoi ai.

Kunushevci shprehet se këto kohë është rritur autoriteti i mjekut si ekspert dhe mjekësisë si ekspertizë. E gjithë kjo situatë, sipas tij, na ka bërë të mendojmë më shumë për shëndetin.

Tanimë kur jemi në vitin 2021, rritja e besimit se vaksinat e krijuara do ta zhdukin virusin është e madhe. Efekti i tij, përvec në shëndet, u vu re në të gjitha sferat jetësore.

Youtube

Arkiva

Kategoritë