Mër, Mar 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Më të prekurit nga koronavirusi në Kosovë, personat e moshës 20-29 vjeçare

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka përmbledhur përmes grafikave gjithë rrjedhën e epidemisë COVID-19 në vendin tonë.

Më 13 mars të 2020-s, u raportuan dy rastet e para të rezultuara pozitive në Kosovë. Më pas, çdo ditë janë raportuar nga një ose deri në 15 raste pozitive. Më së shumti janë raportuar më 26 mars, gjithsej 15. Ndërkaq dje, më 27 mars, janë raportuar 2 të fundit, duke çuar numrin në 88.

Sipas IKSHPK-së, më të prekurit janë personat nga mosha 20 deri 29 vjeçare. Prej tyre janë 20.

6 persona janë të prekur me koronavirus në Kosovë të moshës 0 deri 9 vjeç. Nga mosha 10 deri 19 vjeçare janë 12 persona të prekur. Nga mosha 30-39 vjeçare janë 12 persona me Covid-19. Nga mosha 40-49 vjeçare janë 11 persona ndërsa nga mosha 50-59 janë 12. Nga mosha 60 deri 69 vjeçare janë 4 persona dhe 9 persona janë të prekur me koronavirus mbi moshën 70 vjeçare.

IKSHP-ja gjithashtu njofton edhe rastet e konfirmuara në bazë të gjinisë. 47 për qind prej tyre janë të gjinisë femërore e 53 për qind mashkullore.

Deri sot, nga 88 të prekur me Covid-19, 31 raste janë në Malishevë, 15 në Gjilan, 11 në Prishtinë, 7 në Viti, 6 në Vushtrri, 6 në Gjakovë, 3 në Podujevë, 1 në Klinë, 1 në Lipjan, 1 në Prizren, 1 në Obiliq, 1 në Suharekë, 1 në Ferizaj, 1 në Shtime dhe 1 në Pejë. /Familja Jone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë